Juventusi dhe Napoli pritet të dhurojnë një ndeshje të ndezur sot, në atë që është përballja e parë e javës së 15-të të Serisë A.
Bardhezinjtë luftojnë për t’u ngjitur përsëri në vendin e parë dhe për të vënë në trysni Interin. Ndërsa napolitanët duan të shkëputen nga Roma në garën e vendit të katërt e pse jo, të ndalin një nga skuadrat që kanë përpara në luftën ëpr totull.
Në radhët e Juventusit bie në sy rikthimi i Danilos në mbrojtje, ashtu si edhe i Lokatelit në mesfushë. Te Napoli, Huan Zhezus është titullar në prapavijë, kurse në mesfushë është kthyer Zielinski.
LIVE JUVENTUS-NAPOLI 1-0
51′ Gati
NGJARJET KRYESORE
78’ I gjithë Napoli në sulm, në kërkim të golit të barazimit, me Juventusin që vetëm mbrohet, sidomos pasi largimit të Vlahoviç për dëmtim duke i bërë vend Milik.
70’ Gafë e Sheznjit i cili i jep topin Politanos. Ky i fundit kalon te Osimhen i cili shmang portierin dhe shënon, por nuk feston dot pasi sinjalizohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
67’ Kieza nga e majta gjen hapësirën që të provojë nga jashtë zonës, sfera fluturon pak mbi traversë. (VIDEO)
63’ Pas një goditje këndi, bardhezinjtë protestojnë për një prekje me dorë në zonë nga Di Lorenco, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.
59’ Goditje dënimi e Napolit nga e majta e sulmit, Anguisa gjuan me kokë por çon topin mbi traversë.
51’ GOOOL JUVENTUSI! Pas një harkimi nga e djathta, Gati i dalë në ndihmë të sulmit shënon me kokë duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. (VIDEO)
49’ Aksion i shpejtë i Juventusit me MekKeni, pasim i tij gjen Kiezën i cili gjuan por ndalet nga shtylla. Aksioni bëhet i pavlefshëm nga një pozicion jashtë loje. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 0-0.
38’ Mrekulli e Sheznjit! Pas një goditje dënimi, topi shkon te Di Lorenco i cili gjuan i vetëm në të majtën por gardiani polak gjen devijimin e duhur për të shpëtuar portën nga një gol i sigurt. (VIDEO)
28’ Top nga thellësia për Osimhen i cili nga e djathta gjen Kvara të vetëm në anën tjetër, por gjeorgjiani gabon gjithçka para Sheznjit. (VIDEO)
24’ Provon edhe Kvaratskhelia me një zbritje të zakonshme të tij, gjuajtja është larg portës bardhezi.
18’ Kieza nga e majta nxjerr të lirë Vlahoviç, por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Natan e pastaj është MekKeni i cili me një roveshatë nuk gjen portën i ndalur nga Meret. (VIDEO)
9’ Politano gjen hapësirë para zonës dhe lëshon në gjuajtje me rrotullim e cila shkon jashtë ngjitur me shtyllën.
8’ Di Lorenco nga ana e djathtë kroson në zonë duke çuar topin në shtyllën e parë drejt rrjetës, Sheznji e bllokon pa kaluar plotësisht vijën fatale.
7’ Kambiaso nga e djathta tenton portës, sfera shkon jashtë katërkëndorit.
2’ Goditje dënimi për Napolin, topi i harkuar në zonë largohet rrezikshëm në këndore nga Danilo. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Torino.
FORMACIONET ZYRTARE
JUVENTUS (3-5-2): Sheznji; Gati, Bremer, Danilo; Kambiaso, MekKenie, Lokateli, Rabio, Kostiç; Kieza, Vlahoviç.
Trajner: Masimiliano Alegri
NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenco, Rrahmani, Huan Zhezus, Natan; Anguisa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.
Trajner: Valter Maxarri.
PANORAMASPORT.AL