Wednesday, 13. May 2026
Sport

Talenti i Bajernit të Mynihut/ Nga trajneri personal te syzet, ja truket e Tilit

GS 08/12/2023 1 Min. Lesezeit

Matis Til vlerësohet nga analistët si e ardhmja e kombëtares franceze dhe ekipit të Bajernit, i cili ka treguar “nuhatjen” e frikshme përpara kuadratit mik, ndonëse në sfidat e fundit “bëmat” e 18-vjeçarit janë zbehur disi.

til

Arsenali, Totenhem dhe Njukasëll janë disa nga ekipet e interesuara për të rrëmbyer shërbimet e sulmuesit të bavarezëve. “Bayern Insider” ka gjetur “çelësin” e sekretit se nga buron potenca e transalpinit në zonën mike.

Konkretisht, ka të bëjë me vendosjen e një trajneri personal, përtej stërvitjes së zakonshme me grupin dhe përdorimin e syzeve strobe, të cilat ndihmojnë në optimizmin e koordinimit dhe vendimmarrjes në lidhje me shënjestrën. Elementët e mësipërm shfaqin egon e Til në rritjen e aftësisë goditëse përtej limitit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: