Një penallti e çuditshme është akorduar në kampionatin e Arabisë Saudite.
Ngjarja u regjistrua në minutën e 11’ të ndeshjes Al Hazm-Al Fateh, kur portieri zotëroi një top në zonën e tij. Aty pranë ndodhej mbrojtësi i Al Fateh, Al-harbi, i cili tentoi të përgëzojë portierin, por në mënyrë të pakujdesshme preku edhe topin.
Kaq mjaftoi që arbitri të vërshëllente penallti për vendasit e Al Hazm, pavarësisht protestave dhe habisë në tribuna. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL