Wednesday, 13. May 2026
Sport

Llapi me epërsi të dyfishtë ndaj Ballkanit

GS 09/12/2023 1 Min. Lesezeit

Llapi është duke u përballur me Ballkanin në kuadër të xhiros së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapi ka befasuar Kampionët në fuqi duke shënuar dy herë brenda 20 minutave të parë.

Rezultati aktual është 2:0 për vendasit.

Hamdi Namani hapi rezultatin në minutën e gjashtë, derisa  10 minuta më vonë Muhamet Hyseni dyfishoi epërsinë.

Para kësaj ndeshje therandasit nuk dinin për rezultat tjetër pos fitores tash e shtatë javë, kurse llapjanët pas dy fitoreve radhazi, pësuan në vikend.

Janë duke u zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera në Superligë.

Prishtina 0:0 Fushë Kosova

Malisheva 0:0 Liria

 

Teilen: