Lacio e këtij sezoni e ka shumë të vështirë të sigurojë rezultatet të rëndësishme radhazi dhe kjo është arsyeja pse skuadra e Mauricio Sarrit nuk po arrin të kthehet në katërshen më të mirë të kampionatit. Prova e radhës ishte barazimi i sotëm kundër Veronës në transfertë, në sfidën e mbyllur me shifrat 1-1.
Lacialët ishin më kërkues në fillim dhe gjetën golin me anë të Zakanjit, i cili shënoi me një goditje me thembër në portën e ish-skuadrës së tij. Më pas ishin vendasit që u zgjuan dhe kërkuan barazimin, të cilin e gjetën në minutën e 70 me anë të Henri i cili përfitoi nga gabimi i Provedel për të vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.
GOLI I ZAKANJI (VIDEO)
GOLI I HENRI (VIDEO)
Elseid Hysaj nuk ishte titullar në këtë sfidë, por u aktivizua në minutën e 29 për shkak të dëmtimit të Marusiç. Megjithatë, në minuta e fundit të sfidës, edhe ai u zëvendësua për arsye taktike pasi Sarri kërkoi një futbollist më ofensiv në krah.
PANORAMASPORT.AL