Wednesday, 13. May 2026
Sport

United “gjunjëzohet” në “Old Trafford”, Bournemouth shënon tre herë

GS 09/12/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester United është mposhtur në “Old Trafford”, duke u mposhtur nga Bournemouth.

“Djajtë e Kuq” kanë humbur me rezultat 3:0, shkruan lajmi.net

Dominic Solanke zhbllokoi rezultatin pas vetëm pesë minutash lojë.

Mundësia më e mirë e “djajve të kuq” për një përgjigje i takoi Diogo Dalot, i cili goditi jashtë.

Por vizitorët ndëshkuan më tej skuadrën e Erik ten Hag vetëm pak çaste më vonë kur Philip Billing goditi me kokë krosin e Marcus Tavernier.

Marcos Senesi shtoi një të tretën për “Cherrys”, për të turpëruar Unitedin. /Lajmi.net/

Teilen: