Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Bellingam nuk i mjafton Realit, ndalet në barazim nga Betisi në transfertë

GS 09/12/2023 1 Min. Lesezeit

Xhud Bellingam ka mbajtur mbi shpatulla shpesh Real Madridin në këtë edicion. Por ylli anglez i madrilenëve, sot nuk mjaftoi në transfertën e vështirë përballë Betisit.

OcJkqckn5JODfoM

Vendasit, të udhëhequr nga Isko në mesfushë, kërkuan me ngulm golin në pjesën e parë. Por në të dytën ishte Reali që kaloi i pari në avantazh, me të zakonshmin Bellingam, i cili shfrytëzoi asistin e Brahim Diaz për të kaluar topin mes këmbëve të portierit kundërshtar.

SHIH GOLIN (VIDEO)

Megjithatë, vendasit nuk hoqën dorë dhe kërkuan barazimin që e gjetën me anë të mbrojtësit Aitor Ruibal.

SHIH GOLIN (VIDEO)

Në fund ishte edhe Isko i cili provoi të mposhte ish-skuadrën e tij me një gjuajtje të harkuar, pa shumë sukses dhe palët u desh të kënaqeshin me rezultatin 1-1. Reali kështu merr kreun me një pikë diferencë ndaj Zhironës, por kjo e fundit ka mundësinë ta kalojë përsëri nëse mposht Barcelonën të dielën.

sdfsdfsdfsdfsdfsdfsdfsdfsdf

PANORAMASPORT.AL

Teilen: