Wednesday, 13. May 2026
Sport

Reali merr vetëm një pikë në Sevilla

GS 09/12/2023 1 Min. Lesezeit

Betisi ka befasuar duke barazuar me rezultat 1:1 me Real Madridn, në takimin e javës së 16-të të kampionatit spanjoll.

Futbollisti Jude Bellingham shënoi për epërsinë e Realit në minutën e 13-të. 

Por lideri i kampionatit shtanget në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 66-të.

Ruibal realizon një goditje spektakolare nga rreth 21-22 metra dhe barazoi rezultatin 1:1.

Reali kryeson me 39 pikë por ka një ndeshje dhe një pikë më shumë se Girona në pozitën e dytë dhe Betis renditet në të shtatin me 26 sosh.

Teilen: