Wednesday, 13. May 2026
Sport

Rinovimi poshtë pemës së Krishtlindjes? Lautaro Martinez: Më kishte munguar goli në “San Siro” 

GS 09/12/2023 2 Min. Lesezeit

Lautaro Martinez gjeti rrugën e rrjetës në “San Siro”, teksa shënoi golin e katërt në triumfin 4-0 ndaj Udinezes. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “DAZN”, ylli argjentinas foli edhe për rinovimin e mundshëm, teksa u shpreh:

lautaro martinez goli  

“Më kishte munguar shumë goli në “San Siro”, jam përpjekur në çdo ndeshje, por gjëja e rëndësishme është fitorja e Interit. Mora topin në kundërsulm, pashë hapësirën për të gjuajtur dhe shënova. Për mua ishte e rëndësishme. 

Sa gola mund të shënoni këtë vit? Nuk e di, shpresoj shumë, e rëndësishme është t’u jap gjithmonë dorën shokëve të mi. Jam i lumtur sepse këtë vit po shënoj shumë, edhe falë shokëve të mi. Ajo që ka më shumë rëndësi janë 3 pikët, për të vazhduar rrugëtimin tonë. Ky klub duhet të synojë të fitojë tituj. 

Nën pemën e Krishtlindjes do të gjeni rinovimin? Shpresoj sa më shpejt, nuk e di a do të vijë deri në Krishtlindje, por nuk do të kalojë shumë kohë”, deklaroi Lautaro Martinez.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: