Wednesday, 13. May 2026
Sport

Ahmataj pas barazimit të Tiranës: Çdo ditë punojmë për të arritur majat

GS 10/12/2023 1 Min. Lesezeit

Tirana dështoi të fitonte vetëm në fund përballë Laçit, duke dalë vetëm me një pikë nga sfida e javës së 16-të të Superiores. Trajneri i bardhebluve, Julian Ahmataj shpjegoi se çfarë nuk shkoi në këtë sfidë dhe se cilat janë objektivat e Tiranës.

“U ul pak agresiviteti, u ul pak lufta, u krijua më shumë tolerancë, skuadra tjetër ka lojtarë me kualitet, i marrin më mirë situatat. Ndërkohë ne duhet të ishim më agresivë.

Më të luftuar në fushën e lojës, sepse duhet ta mbanim larg portës kundërshtarin tonë siç e mbajtëm në pjesën e parë.

Ne çdo ditë punojmë për t’u përmirësuar dhe për të arritur majat. Tirana vetëm këtë objektiv ka”,  tha Ahmataj.

Teilen: