Këmbëngulja e Bajernit për ta mbajtur në gjirin e tyre Alfonso Dejvisin po merr rezistencë të fortë nga pala e mbrojtësit. Sipas raportimit të portalit spanjoll “Defensa Central”, bordi i gjigantëve nga Mynihu i ka propozuar rinovim 5-vjeçar Dejvisit me pagë 16 mln euro në sezon, çka do ta ngjiste pranë grupit me rroga “të majme”.
Pavarësisht kësaj sforcoje prej gjermanëve, futbollisti me numër “19” te bavarezët nuk e pa pasur të vështirë të japë përgjigjen rrufe, “jo”. Mbetet për t’u parë nëse ofensiva e Bajernit do të vazhdojë më tej, apo ata do t’i caktojnë çmimin e shitjes në merkaton e verës përgjatë vitit pasues.
Pretendimi i 22-vjeçarit shkon deri në 19 mln euro në vit. Real Madridi gjendet në krye të garës për të shtuar “armët” në forcimin e linjës së majtë.