• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skënderbeu i merr pikë Partizanit në Tiranë, barazim emocionues mes Teutës dhe Egnatias

11/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani ka harruar të fitojë në Kategorinë Superiore. Kampionët në fuqi regjistruan barazimin e pestë radhazi në kampionat, duke shpërdoruar një mundësi të artë për ta ngushtuar në vetëm një pikë diferencën me Egnatian kryesuese.

Të kuqtë u ndalën 1-1 në kryeqytet përballë Skënderbeut, që në dy ndeshjet e këtij sezoni u ka marrë katër pikë.

Yuri Merlim i dha epërsinë skuadrës korçare në fundin e pjesës së parë, ndërsa goli i Partizanit u shënua nga Mba me kokë sapo nisi pjesa e dytë.

Kryeqytetasit ushtruan presion të vazhdueshëm gjatë fraksionit të dytë por nuk ia dolën të shënonin një tjetër gol që do t’u jepte fitoren.

Po barazim, por në shifrat 2-2, përfundoi takimi mes Teutës së fundit të tabelës dhe Egnatias kryesuese.

Daci u dha epërsinë vendësve në minutën e 18-të, por Egnatia u kundërpërgjigj me Mohamed Lemine Dah dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt. E pabesueshmja ndodhi në limitet e kohës shtesë: Fili ktheu në gol një 11-metërsh në favori të Teutës në 90+6’ dhe sapo rinisi loja nga mesfusha, rrogozhinasit barazuan me Mustën.

Egnatia ruan distancën prej tri pikësh me Partizanin ndjekës, ndërsa Teuta mbetet e fundit me 15 pikë.

Next Post

Ferizaj, kampion vjeshtor në Superligën e femrave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.