Shkelqim Deliu, futbollisti i ri i Trepçës po e shfrytëzon vrapimin e shpejt që ka në dy sporte të ndryshme.
Përveç si futbollist i skuadrës nga Mitrovica, Deliu është edhe atlet, që përfaqëson Kosovën në gara jashtë vendit.
Mes atletikës dhe futbollist, Deliu zgjedh këtë të fundit për disa arsye.
Shkelqim Deliu përfaqësoi Kosovën muajin e kaluar në garën e atletikës në Maribor të Sllovenisë.
Shpejtësinë e vrapimit nuk e ka kaluar askush nga bashkëmoshatarët e Deliut.
Në futboll, Deliu synon të inkuadrohet me Trepçën në Superligën e Kosovës.
Storien e plotë të realizuar nga lajmi.net mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/