Wednesday, 13. May 2026
Sport

E trishtë! Napoli në zi, shuhet arkitekti i transferimit të Maradonës në Itali

GS 13/12/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-futbollisti dhe drejtuesi i Napolit, Antonio Julianos, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi napoletan.

Antonio Juliano, historic captain of Napoli, has died

Ish-mesfushori dhe ish-kapiteni, zhvilloi mbi 500 ndeshje në të gjithë kompeticionet me Napolin me të cilën fitoi Kupën e Italisë (1976). I vetmi ekip që ka fituar Kupën duke qenë pjesë e Serie B.

Ndërkohë që fanellën e kombëtares italiane e veshi 18 herë. Ai fitoi Europianin e vitit 1968, duke u shpallur nënkampion bote dy vite më vonë në Botërorin e Meksikës.

Më pas nisi karrierën si drejtues sportiv, ku ishte personi që kreu operacionin historik të blerjes së Diego Armando Maradonës nga Barcelona në vitin 1984.

 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: