• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Daja: Ne jemi përgatitur dhe nuk kemi çfarë të humbim

13/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bakani do të zhvillojë ndeshjen jetike për të vazhduar aventurën në Konferencë Ligë.

Dinamo Zagreb dhe Ballkani do të përballen të enjten nga ora 21:00, në stadiumin “Maksimir”, shkruan lajmi.net.

Para, ndeshjes trajneri i skuadrës nga Suareka, Ilir Daja ka theksuar se skuadra e tij kërkon vetëm fitoren.

“Kemi një ndeshje të vështirë, sepse kemi përballë një kundërshtar që ka shumë përvojë dhe është tepër i fortë, pavarësisht se ndeshjen e parë e kemi fituar në Prishtinë. Kështu që në Zagreb na pret një ndeshje shumë e fortë. Pavarësisht kësaj, ne jemi përgatitur dhe nuk kemi çfarë të humbim, pra do të luajmë ‘gjithçka për gjithçka’. Sigurisht që kemi bërë një rrugëtim për të dytin vit në këtë garë që është historike për Kosovën dhe kur luajmë në këto nivele gjithmonë kemi përballë ekipe shumë më të mira se ne në çdo aspekt. Edhe kur luan për barazim është shumë vështirë, lëre më për fitore. Por, ne do të përdorim të gjitha forcat tona për të bërë një paraqitje të mirë në Zagreb dhe për të fituar”, tha Daja në konferencën për media.

Ballkanit i nevojitet fitorja në Zagreb dhe të shpresojë në fitoren e Plzenit kundër Astanas, për të siguruar kalimin në fazën tjetër.

Suharekasit kanë katër pikë në pozitën fundit, po aq sa Astana një vend më lart.

Viktoria Plzen është lider me 15 pikë, ndërkohë Dinamo Zagreb është i dyti me gjashtë pikë. /Lajmi.net/

Next Post

Sulmuesi anglez ishte vendimtar edhe në “Old Trafford”. Kejn: I lumtur këtu, Bajerni do Champions-in

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.