Herri Kejn kuptoi edhe një herë tjetër se në verë mori vendimin e duhur duke u transferuar te Bajerni i Mynihut dhe jo Mançester Junajtidi. Sulmuesi gjerman e pati mundësinë të shënonte në “Old Trafford” mbrëmë, por i mjaftohet duke dhënë asistin për golin e vetëm të ndeshjes, atë të Kingsli Komanit.
MANCHESTER, ENGLAND – DECEMBER 12: Kingsley Coman of Bayern Munich celebrates with Harry Kane of Bayern Munich after scoring their team’s first goal during the UEFA Champions League match between Manchester United and FC Bayern München at Old Trafford on December 12, 2023 in Manchester, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
“Ne e kontrolluam lojën, patëm raste më të mira. Ata mund të kishin pasur pak zotërim të topit, por ne e dinim se në tranzicionet e shpejta mund t’i lëndonim. Është e vështirë kur je në krye të grupit, por ne patëm një motiv shtesë pas rezultatit në fundjavë (humbjes 5-1)”, tha sulmuesi anglez i Bajerni, i cili pranoi edhe njëherë se nuk pendohet për zgjedhjen e tij:
“Vetë klubi, tifozët, shokët e skuadrës kanë qenë të mrekullueshëm. Ata më kanë bërë të ndihem me të vërtetë i mirëpritur. Kjo është një pjesë e arsyes pse unë kam bërë atë që kam bërë deri më tani, dhe sinqerisht mendoj se ka më shumë për të ardhur. Po e njoh klubin gjithnjë e më shumë, mënyrën se si trajneri dëshiron që unë të luaj, ndonjëherë duke u tërhequr, ndonjëherë duke qëndruar përpara dhe funksionon me lojtarët rreth meje, Xhamal [Musiala], Leroi [Sane] etj…”
Kejn e sheh skuadrën që të shkojë larg: “Kemi mjaftueshëm cilësi për të shkuar larg në këtë kompeticion. Ky është objektivi i klubit, të shkojmë dhe fitojmë Ligën e Kampioneve. Është e vështirë, me klubet e tjera europiane që pretendojnë të njëjtën gjë dhe ne mund të arrijmë nivele të tjera. Por nëse luftojmë së bashku, kemi një shans”.
Përgatiti: ANDROKLI DRALO- PANORAMASPORT.AL