• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ofertë e parefuzueshme, një klub i Serisë A mund Juventusin në garën për “De Bryjnin e Podgoricës”

13/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi ndjek prej kohësh mesfushorin e ri 17-vjeçar Vasilje Axhiç. Futbollisti i Buduçnostit vlerësohet si një nga talentet e të ardhmes dhe nuk është rastësi që bardhezinjtë synonin të bënin lëvizje që në janar për të.

axhic

Por tashmë raportohet se klubi i Bolonjës ka mundur bardhezinjtë në garën për futbollistin, duke i ofruar një shifër më të lartë për djaloshin. Drejtori sportiv i klubit malazez, Andrija Delibashiç, konfirmoi duke theksuar se kishte marrë një ofertë të parefuzueshme.

“Kishte kohë që një klub italian nuk bënte një ofertë të tillë për një lojtar të ish-Jugosllavisë e për më tepër për një 17-vjeçar. Në ofertë përfshihet edhe që Buduçnosti do të ruajë të drejtën e 20% të transferimit të ardhshëm nga Bolonja. Ai do të qëndrojë me ne deri në verë dhe do të na ndihmojë në luftën për titullin. E ndjekin prej kohësh dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që ai dëgjoi nga Bolonja që do i besojnë që në verë, pa menduar ta huazojnë diku për t’u rritur., E shohin si një lojtar për ekipin e parë, jo për akademinë”, tha drejtuesi malazez.

Oferta e Bolonjës raportohet se është 5-6 milionë euro, ndërsa Juventusi kishte mbërritur deri në 3 milionë euro për djaloshin që ka marrë nofkën “De Bryjn i Podgoricës”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Nuhiu mbetet në Austri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.