Palestra sportive e Istogut ka pësuar dëme te konsiderueshme vetëm tre vite pas përurimit të saj.
Erërat e forta kanë bërë që çatia e kësaj palestre të dëmtohet, gjë që ka quar deri tek dëmtimi i parketit dhe pjesëve të tjera pas hyrjes së ujit.
Pasi palestra është prishur në shkurtë dhe ende nuk ka filluar rinovimi i saj, dëmet janë të konsiderueshme.
Skuadrat e këtij qyteti nuk kanë ku të ushtrohen pas mbylljes së saj.
Drejtoresha për Sport në Komunën e Istogut, Vlora Vuthaj për lajmi.net ka konfirmuar se riparimi i çatisë do të kushtojë 500 mijë euro, derisa planet për riparime të tjera ende nuk kanë filluar.
“Ne e kemi mbyllur plotësisht palestrën për shkak të punime që do të bëhen. Sa do të zgjasin punimet nuk e di. Kontrata është nënshkruar vetëm për çatinë. Projekti është memorandum ndërmjet Ministrisë dhe Komunës dhe do të kushtojë 550 mijë euro”, tha ajo.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë. /Lajmi.net/