Monday, 6. April 2026
Sport

Milan e mposht Newcastlen, por siguron vetëm Ligën e Evropës

GS 13/12/2023 1 Min. Lesezeit

AC Milan ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Neëcastle, por që nuk i ka mjaftuar për ta vazhduar rrugëtimin në Ligën e Kampionëve.

Kuqezinjtë mposhtën me përmbysje 1:2 anglezët falë golave të Pulisic dhe Chukëuezes.

Megjithatë, Milan nuk ka arritur të zërë vendin e dytë dhe mbetet i treti me tetë pikë, aq sa ka edhe PSG në vendin e dytë, por rezultati më i mirë në ndeshje direkte e ka dërguar tutje ekipin francez.

Kualifikimin në këtë grup e siguroi edhe Dortmund si i pari me 11 pikë.

Kurse, në pozitën e fundit ka mbetur Neëcastle me vetëm pesë pikë dhe përshëndetet nga garat evropiane për këtë edicion.

Teilen: