Ballkani do të zhvilloj sonte ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me gjigantin kroat Dinamo Zagreb në stadiumin legjendar ‘Maksimir’, transmeton GazetaBlic Sport.
Suharekasit kanë udhëtuar drejt Zagrebit ditën e djeshme dhe janë gati për një ndeshje që pritet të jetë e rivalizuar deri në sekondat e fundit.
Dueli mes Dinamo Zagreb dhe Ballkanit zhvillohet me fillim nga ora 21:00, me kuotat e basteve që e favorizojnë fuqishëm skuadrën kroate.
Fitorja e Dinamos llogaritet me 1.40, barazimi me 4.75, kurse fitorja e skuadrës kosovare me 7.50.
/GazetaBlic Sport/