Po shkëlqen si i huazuar, klubi anglez bën gati 35 milionë euro për yllin e ri të Juventusit
Matias Soule ishte një nga të rinjtë që Masimiliano Alegri e vlerësoi më shumë se kushdo tjetër, pas rikthimit te Juvja. Pas një viti të parë ku dha shkëndija pozitive, këtë vit e dërguan në huazim te Frozinone, ku argjentinasi ka shpërthyer plotësisht.

Autori i 6 golave në këto 15 ndeshje të parë në Serinë A ka tërhequr vëmendjen e klubeve të huaja dhe të parët që kanë paraqitur një ofertë zyrtare ditën e djeshme, kanë qenë anglezët e Kristal Palas.
Shifra është më shumë se tunduese, 35 milionë euro, ndonëse Juventusi për momentin duket se do të rezistojë, si strategji për të rritur edhe më lart stekën…
PANORAMASPORT.AL
Teilen: