Tuesday, 24. March 2026
Sport

Osimhen më i paguari

GS 14/12/2023 1 Min. Lesezeit

Pas shumë muajsh përpjekje, “Blutë” e Napoli dhe “bomberi” nigerian, Victor Osimhen kanë arritur të gjejnë marrëveshjen, në lidhje me rinovmin e kontratës, të sulmusit, teksa mesditën e kësaj të enjteje është arritur akordi mes palëve dhe tashmë pritet vetëm hedhja e frimës në kontratën e ri, nga ana e pykës së sulmit napoletan.

Detajet e fundit janë zgjidhur gjatë takimit mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe agjentit Roberto Calenda, me kontratën aktuale, që përfundon në 2025-ën është zgjatur me një tjetër vit e përsa i përket pagës nga 4.5 mln euro në sezon, do të përfitojë 10 mln euro neto në sezon nga marrëveshja e re, duke e kthyer në futbollistin më të paguar në Serie A.

Sa i përket klauzolës, palët kanë rënë dakord që të jetë rreth 140 mln euro dhe të bëhet aktive në vitin 2024.

Ndërkaq, kujtojmë se Osimhen ka nisur sezonin e katërt me kampionët në fuqi të Italisë dhe deri tani numëron 66 gola në të gjithë kompeticionet.

Teilen: