Monday, 23. March 2026
Sport

Nis ndeshja vendimtare Dinamo Zagreb – Ballkani

GS 14/12/2023 1 Min. Lesezeit

Ka nisur ndeshje vendimtare e Ballkanit në Ligën e Konferencës kundër Dinamo Zagrebit në Kroaci.

Sfida po zhvillohet në stadiumin “Maksimir” në kryeqytetin kroat dhe i takon Grupit C në Ligën e Konferencës, shkruan lajmi.net.

Të parët me topin nga mesi i fushës kanë nisur futbollistët e Ballkanit.

Ballkani në këtë përballje po paraqitet me fanellat e para tradicionale, ngjyrë portokalli.

Portokallezinjve iu duhet patjetër fitorja ndaj Dinamo Zagrebit dhe të shpresoj në fitoren e Viktoria Plzen kundër Astanas, për të siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja kanë katër pikë në pozitën e fundit në Grupin C, po aq sa ka Astana një pozitë më lart. E para është Viktoria Plzen me 15 pikë, ndërkaq Dinamo ka gjashtë pikë në vendin e dytë./Lajmi.net/

Teilen: