• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Arena e Demave” kështjellë e pamposhtur

15/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani po e vuan mungesën e fitores në javët e fundit, teksa ka marrë 5 barazime radhazi.

Por, në anën tjetër, kampionët në fuqi ndodhen në një pozitë komode në vendin e dytë, me tri pikë diferencë me Egnatian kryesuese.

“Demat” e kanë shprehur që në fillim se duan të ruajnë statusin e kampionit dhe të marrin përsëri trofeun.

Ndërkohë që në fushë kanë dëshmuar se kanë potencial për ta realizuar objektivin.

“Arena e Demave” është kthyer në një fortesë për Partizanin, teksa këtë edicion të kuqtë nuk kanë pësuar asnjë humbje në ndeshjet e tyre si pritës. Duke përfshirë këtu dhe ndeshjen me Tiranën që e luajt në “Air Albania”, në fazën e parë.

Duke përjashtuar Kukësin që i ka realizuar tre gola në shtëpi, skuadrat e tjera e kanë patur të vështirë për të realizuar më shumë se një gol ndaj skuadrës kryeqytetase.

Dëmtimet kanë qenë problemi kryesor i Partizanit, që pret me padurim merkaton e dimrit për të afruar disa lojtarë. Në mënyrë që skuadra të kompletohet.

Reparti i mbrojtjes ka më tepër nevojë për ndërhyrje, pasi dëmtimet e Prekës, Bytyçit dhe Koçijanit e kanë vënë në vështirësi stafin teknik të 17 herë kampionëve të Shqipërisë.

Next Post

Publikohen datat e Superkupës së Italisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.