Monday, 2. February 2026
Sport

Dhunoi arbitrin në fushë, Faruk Koça pezullohet përjetë. E pëson edhe klubi turk

GS 15/12/2023 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Ankaraguçu, Faruk Koça është pezulluar përjetë për shkak të grushtit ndaj arbitrit Halil Umut Meler. Ndërkohë, klubi i Superligës turke është gjobitur me 60 mijë dhe do të luajë me dyer të mbyllura pesë ndeshjet e ardhshme në shtëpi.

MixCollage-15-Dec-2023-11-48-AM-9712-1

Kam dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit në mënyrë që të parandaloj që Ankaraguçu, tifozët dhe familja ime të pësojnë dëme të mëtejshme”, theksoi 59-vjeçari.

Ai vijon të jetë në paraburgim bashkë me dy persona të tjerë që goditën arbitrin Meler, me këtë të fundit që pësoi traumë në kokë nga goditjet. Kampionati turk i futbollit do të rifillojë në datën 19 dhjetor.

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: