Monday, 2. February 2026
Sport

Tifozët shqiptarë poshtërojnë tifogrupin famëkeq serb, ua marrin një “trofe” dhe ua kthejnë mbrapshtë

GS 15/12/2023 1 Min. Lesezeit

Tifogrupi famëkeq serb i Partizanit të Beograd, “Grobari” kanë pësuar një disfatë të rëndë në aspektin tifozerik, edhe atë nga grupi i tifozëve shqiptarë.

Atyre u është marrë një transparent nga “Ballistët”, tifozët shqiptarë të Shkëndijës së Tetovës, që sipas “ligjeve” të tifozërive është humbje e madhe, shkruan lajmi.net.

Siç njoftojnë “Ballistët” në faqen e tyre zyrtare, transparenti i “Grobari” u mor në udhëtimin e këtyre të fundit në Lituani për ndeshjen Zalgiris – Partizan Beograd.

Në pamjet e publikuara, shihen tre persona, me fytyra të mbuluara, duke e mbajtur mbrapshtë transparentin e marrë nga serbët.

“Ballistët tmerr për sllavët kudo” – kanë shkruar tifogrupi shqiptar nga Tetova në përshkrimin e fotografisë.

Fitorja e tifozëve shqiptarë është shpërndarë edhe në faqet më të mëdha botërore të tifozerive në Facebook./Lajmi.net/

Teilen: