• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

PRAPASKENA/ Francezi tentoi të mbante PSG-në në sulm. Mbape acarohet me shokët pas golit të Milanit

15/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

PSG në 1/8 e Champions, por si e dytë grupi. Kilië Mbapeé, megjithatë, nuk dukej plotësisht i lumtur. Dhe e bëri të qartë që në fushë. Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, pakënaqësia padyshim nuk kaloi pa u vënë re, por nuk e destabilizoi Luis Enriken që pas barazimit në Dortmund deklaroi: “Do të ishte marrëzi të pësonim gol në minutën e 85-të”.

MBAPE

‘Faji’ është i Milanit dhe Çukvuezezit. Kur erdhi goli i dytë i Milanit me nigerianin, në Njukasëll, nga Luis Enrike erdhi sinjali për të qetësuar lojën dhe për të menaxhuar barazimin. Mesazhi i përhapur në fushë nga Hakimi që gjendje më afër stolit, por i papranuar nga Mbapeja, i cili në anën tjetër të fushës filloi të shfaqte shenja nervozizmi.

Fillimisht sulmuesi u ngrys në fytyrë e më pas, nisi të bënte shenja duke treguar haptazi me gisht drejt portës së kundërshtarit. Dukshëm Mbape vraponte me dëshirën për të vazhduar sulmin, pavarësisht PSG-së i mjaftonte edhe barazimi për tu kualifikuar në Dortmund. Në fund të ndeshjes francezët festuan, teksa Mbape u pikas nga kamerat duke folur edhe me anëtarë të stolit. Nuk dihet saktësisht tema e bisedës, por mbase shumica do ta ketë të lehtë ta hamendësojë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Formacionet zyrtare Nottingham-Tottenham, “Spurs” luan vetëm për fitore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.