Është duke u zhvilluar Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë po organizohet në Kosovë.
Xhudisti kosovar, Dardan Cena ka kaluar raundin e parë të ndeshjeve në repesazh dhe tani i duhet vetëm një fitore për të siguruar medaljen e bronztë.
Ai ka mposhtur xhudistin, Mark Hristov të Bullgarisë.
Në finale është kualifikuar Akil Gjakova duke ia siguruar Kosovës medaljen e artë, derisa Nora Gjakova e Distria Krasniqi do të garojë në repesazh për medaljen e bronztë. /Lajmi.net/