• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nica: Jam i kënaqur nga çunat

16/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Partizanit.

Gjithsesi trajneri Stavri Nica ka mbetur i kënaqur nga skuadra e tij. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “MCN” Nica pohoi se Kukësi i pati mundësitë dhe meritonte të fitonte ndaj të kuqve.

Ai sqaroi arsyen e pësimit të shpejtë të golit nga Kukësi, ku moseksperienca e lojtarëve ka ndikimin e saj.

Ja prononcimi i trajnerit Stavri Nica pas barazimit 1-1 me Partizanin:

“Të flasësh për pjesën e parë, skuadra ishte në ekuilibër dhe taktikisht funksionoi mirë. I morëm masat për sulmuesit e Partizanit dhe ia dolëm edhe pse patëm dy dëmtime të paparashikueshme. Këta dy lojtarë i ndërruam me mesfushorë dhe pjesën e dytë hymë në ekuilibër duke vepruar shumë mirë. Jam i kënaqur nga çunat me atë që treguan, pasi ishim të ekuilibruar në të gjitha zonat e fushës. Besoj se loja jonë me pak përvojë dhe nëse do të ishim më të qetë dhe të kujdesshëm, ndeshjen duhet ta fitonim ne.

Si erdhi situata kishim rast për të kaluar në avantazh. Barazimi ishte shumë i shpejtë dhe kjo erdhi se nuk patëm vëmendjen e duhur. Patëm një rast të pastër që duhet të përfundonte të rrjetë dhe do të zgjidhej ndeshja. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm me sulmuesit e Partizanit, pasi me një çedim mund të shkosh edhe në humbje.

Momenti i përvojës ndikoi te barazimi. Skuadra duhet të shkurtohet shumë që të krijojë ekuilibrin në fushë. Mendoj se euforia pati ndikimin e vet pas kalimit në avantazh. Kemi shumë lojtarë të rinj që luajnë për herë të parë në Superiore. Një mos përqendrim maksimal në këtë kategori, të dëmton në  çekuilibrim”.

Next Post

Torino-Empoli/ Një vit në stol, portieri Berisha sfidon të shkuarën e errët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.