• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Torino-Empoli/ Një vit në stol, portieri Berisha sfidon të shkuarën e errët

16/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Etrit Berisha do të ketë mundësinë sot që të tregojë se sa vlen, përballë një trajneri i cili thuajse e largoi nga futbolli. Empoli i portierit të Kombëtares luan kundër Torinos, ku Berisha qëndroi një vit pa luajtur për shkak të insistimit të trajnerit Ivan Juriç. Tekniku kroat vendosi t’i besonte portën serbit Milinkoviç-Saviç edhe pse Berisha bëri mirë sa herë luajti me fanellën e Torinos.

Etrit Berisha

Situata më pas arriti në pikën që trajneri e nxori plotësisht jashtë planeve të skuadrës, duke mos e grumbulluar për muaj me radhë. Kalimi te Empoli ishte fundi i kalvarit të gjatë të Berishës, i cili gjeti shumë shpejt minuta në fushë, duke u rikthyer sërisht në një nga portierët më të vlerësuar në Itali. Empoli e mori fillimisht si zëvendësuesin e të riut Kaprile, por tashmë ai është kthyer në një titullar, siç ka shpjeguar vetë trajneri Andreacoli, i cili theksoi se në këtë pikë i besonte plotësisht këshillave të përgatitësit të portierëve.

“Unë bëj shpesh formacione të ndryshme, këtu mund të përfshihet edhe portieri. Por në këtë rast, unë i besoj Siçinjanos (përgatitësit e portierëve), me të cilin bie dakord mbi zgjedhjen. Berisha po rritet, e shoh, në të kaluarën e kuptoja më pak, por tani po del në pah. Nuk kemi hierarki të saktësuara”, theksoi Andreacoli.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Çeku: I falënderoj përjetësisht Kukën dhe Kelmendin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.