Sunday, 1. February 2026
Sport

AF Elbasani fiton me Besën, Bylisi bie ndaj Korabit

GS 16/12/2023 1 Min. Lesezeit

Është java e AF Elbasanit në Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar e drejtuar nga Nevil Dede fitoi 2-0 përballë Besës së Kavajës dhe e ngushton në vetëm tri pikë diferencën me Bylisin kryesues, që u mposht 2-1 në fushën e Korabit.

Skuadra verdhebu e pati të lehtë fitoren ndaj kavajasve, pasi miqtë luajtën që nga minuta e 38-të me një futbollist më pak për shkak të ndëshkimit të Ramillit me karton të kuq.

Më ndeshjet e tjera spikat fitorja e Vorës 0-1 në fushën e Tomorit, Flamurtari iu imponua 3-0 Lushnjës, ndërsa Burreli fitoi 1-0 me Apoloninë. Luzi – Kastrioti përfundoi 3-1.

Rezultatet:

Burreli – Apolonia Fier 1-0

Flamurtari – Lushnja   3-0

Korabi Peshkopi – Bylis       2-1

Luzi – Kastrioti      3-1

Tomori Berat – Vora    0-1

AF Elbasani – Besa Kavaje   2-0

Teilen: