Sunday, 1. February 2026
Sport

Katër shqiptarë nga minuta e parë

GS 16/12/2023 1 Min. Lesezeit

Do të startojë në orën 20:45, sfida e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A italiane mes Torinos dhe Empolit, ku në fushën e lojës nga minuta e parë zbresin plot 4 futbollistë shqiptarë. 

Mergim Vojvoda në radhët e Torinos, si dhe Berisha, Ismajli dhe Shpendi te miqtë e Empolit.

Të katërt këta futbollistë do të kërkojnë të lenë gjurmën e tyre mbrëmjen e sotme, teksa ndeshje më speciale është padyshim për gardianin Berisha, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Torinos, por nuk pati besimin e drejtuesve, duke u ndarë me klubin jo në mënyrën më të mirë të mundshme. 

Për sa i përket situatës së skuadrave, në 15 javë Empoli ka siguruar 12 pikë duke u renditur në vendin e 18-të, ndërkohë që Torino mban vendin e 11-të me 20 pikë.

Teilen: