Sunday, 1. February 2026
Sport

Klubi i Premier Ligë s’e përdor, mbrojtësi i Barcelonës drejt… Milanit

GS 16/12/2023 1 Min. Lesezeit

Përveç Bajernit të Mynihut, edhe Milani do t’i kishte sytë te Klemo Lengle, qendërmbrojtësi i Aston Vilës, që e ka huazuar nga Barcelona.

LENGLE

Nisur nga dëmtimet e Çaut dhe Kalulusë, që pritet të mungojnë përkatësisht deri në shkurt dhe mars, kuqezinjtë po kërkojnë përforcime në merkaton e janarit, ku mes profileve në vëzhgim është edhe lojtari 28-vjeçar francez. Lajmin e ka raportuar “Mundo Deportivo”, duke shtuar se drejtuesit e Barçës janë të vetëdijshëm për interesimin e Milanit për Lenglenë.

Në verë, francezi shkoi në huazim te Aston Villa, ku po e sheh pak fushën, sidomos në kampionat. Deri më tani,  ai nuk ka luajtur asnjë minutë në kampionat, ndërsa ka bërë 5 paraqitje në Ligën e Konferencës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: