Sunday, 1. February 2026
Sport

Një tjetër yll “tradhton” Bajernin për Realin, sulmuesi i gjermanëve e ka mendjen te “galaktikët”

GS 17/12/2023 1 Min. Lesezeit

Kingsli Koman është përfshirë sërish në ingranazhet e lojtarëve kryesore në planet e Tomas Tuhelit, pas nisjes së dobët të sezonit. Goli ndaj Mançester Junajtid, vërtetoi rëndësinë e anësorit francez në ndeshje të mëdha.

koman

“Bild” ka trazuar “ujërat” mbi të ardhmen e Komanit. 27-vjeçrai ka kontratë me kampionët gjerman deri në verën e vitit 2027, por aventura në Mynih duket se nuk i pëlqen më.

Kingsli e ka hedhur vështrimin drejt Real Madridit, aty ku me shumë mundësi do transferohet Alfonso Dejvisi, i cili duket se e ka mbyllur kapitullin me bavarezët.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: