Sunday, 1. February 2026
Sport

Superliga vazhdon me derbin Ballkani – Prishtina

GS 17/12/2023 1 Min. Lesezeit

Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 18-të do të zhvillohen sot me fillim nga ora 13:00.

Padyshim vëmendja do të jetë në derbin Ballkani – Prishtina.

Skuadra nga Suhareka ka do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Llapit, derisa Prishtina kërkon të vazhdojë me fitore.

Ballkani kryeson tabelën me 38-të pikë, kurse skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e pestë me vetëm 25 sosh.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Prizren, ku Liria pret Llapin.

Llapi në pesë ndeshjet e fundit ka tri fitore, një barazim e një humbje, nga ana tjetër skuadra nga Prizreni ka katër humbje e një barazim. /Lajmi.net/

Teilen: