Sunday, 1. February 2026
Sport

FFK-ja me telegram ngushëllimi për vdekjen e dy ish-futbollistëve të KF Gjakovës

GS 17/12/2023 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar me anë të një telegrami ngushëllimi për vdekjen e dy ish-futbollistëve të KF Gjakovës, Molos Delija dhe Lordi Syla.

Dyshja ka vdekur si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Prizrenit, shkruan lajmi.net.

FFK ka shprehur ngushëllim për familjen e dy ish-futbollistëve.

“Me pikëllim të madh e morëm lajmin për vdekjen tragjike të më të dashurve tuaj, Molos Delija dhe Lordon Syla. Në këto momente të vështira për familjet e juaja, nuk ka fjalë që mund të shprehin plotësisht dhimbjen tonë për humbjen e dy ish-futbollistëve, të cilët jo vetëm ishin pjesë e KF “Gjakova”, por edhe burim dashurie dhe inspirimi për të gjithë komunitetin e futbollit. Ky rast tragjik ka prekur zemrat e gjithsecilit prej nesh, teksa ka ndaluar në gjysmë ëndrrat e tyre të mrekullueshme dhe pasionin e madh për lojën e futbollit”. /Lajmi.net/

Teilen: