• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hasani pas transferimit te Rapidi: Kam folur me Rrahmanin, dua të fitojë kampionatin

17/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani është transferuar në Rumani te Rapid Bukureshti.

Hasani i bashkohet Albion Rrahmanit, ish-sulmuesit të Ballkanit, i cili verës u transferua te Rapidi, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë, pas një sezoni fantastik në kryeqytetin shqiptar.

Sulmuesi kosovar ka folur për faqen zyrtare të Rapidit, duke thënë se dëshironte sa më shpejt të mbyllte marrëveshjen me Rapidin.

“Mezi po pres të vij në Bukuresht, të luaj përpara tifozëve të rinj dhe të realizojmë objektivat e klubit. Gjithashtu kam biseduar me Albion Rrahmanin, i cili më foli për klubin, njerëzit këtu dhe tifozët e mrekullueshëm”, deklaroi Hasani.

Tutje reprezentuesi kosovar foli edhe për objektivat që ka dhe që janë të dal kampion në Rumani me Rapidin.

“Kur je futbollist profesionist, duhet të fokusohesh fillimisht te objektivat e ekipit, të luftosh për to, të japësh gjithçka dhe më pas të mendosh për qëllimet e tua personale. Mendoj se gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi në krye të tabelës. Tifozët të vazhdojnë kështu, së bashku të bëjmë një punë të shkëlqyer. Respekt dhe dashuri për tifozët”, përfundoi Hasani.

Këtë sezon, ai ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje për Tiranën, derisa vitin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore me 16 gola.

Hasani ka pasur paraqitje edhe për Përfaqësuesen e Kosovës. /Lajmi.net/

Next Post

Arratiset nga Al Nassr

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.