• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Kriza vazhdon, “Bardheblutë” zhgënjejnë edhe në “klasiken” ndaj Vllaznisë

17/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të thuhet me plot gojë se kriza ka kapluar “Bardheblutë” e Tiranës dhe duket se kjo situtatë do të vazhdojë akoma. Djemtë e Julian Ahmatajt kanë humbur mesditën e kësaj të diele, “Klasiken” e futbollit shqiptar, teksa në “Selman Stërmasi” janë mundur me rezultatin minimal, 0 me 1, nga “Kuqeblutë” e Vllaznisë, në përballjen e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 37’-të të pjesë së parë, ku ish-“bomberi” i Kombëtares, Bekim Balaj ekzekuton në mënyrë perfekte një 11-metërsh, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, në një përballje tejet të luftuar, ku nuk munguan as rastet e kryeqytetasve, por që nuk arritën dot të gjenin rrugën e rrjetës.

Falë këtij rezultati, Tirana mbetet në vendin e 3-të të renditjes, në kuotën e 23 pikëve, por tashmë për këtë pozicion do të ketë rivalitetin e shkodranëve, me këta të fundit, që ngjiten në vendin e 4-t, të tabelës, po me 23 pikë, sa “Bardheblutë” e kryeqytetit. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: 

Next Post

Kosova është shtet i xhudos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.