Një 29-vjeçar është therur për vdekje gjatë mesnatës të shtunën e 16 dhjetorit në fshatin Dobërqan të komunës së Gjilanit, raporton lajmi.net.
Viktima në fjalë është Armend Behluli, anëtar i tifogrupit të klubit të Gjilanit “Skifterat”.
Kjo tifozeri i ka shprehur ngushëllime familjes
Postimi pa ndërhyrje i “Skifterave”
Telegram ngushëllimi!
E nderuara familja Behluli,
Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Armendit!
Ikja e tij e hershme përveq jush, është humbje për të gjithë ata që patën rastin ta njohin, për shoqërinë e gjerë dhe të gjithë futbolldashësit!
Kujtimi për të do të na shoqëroj përherë, e mungesa e tij pranë nesh në shkallët e stadiumit do të ndjehet gjithmonë!
Na lejoni duke bashkndjerë dhimbjen me ju të iu përcjellim ngushëllimet tona të sinqerta dhe të lutemi për shpirtin e tij!
Zoti e shpërbleftë me xhenet dhe ua shtoftë durimin!. /Lajmi.net/