• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Batatina pas fitorës së Llapit: Po më shijon ky futboll nga futbollistët

17/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Llapi e ka mbyllur me fitore sezonin vjeshtor në Albi Mall Superligë, pasi ka triumfuar në udhëtim te Liria me rezultat 0-2.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga skuadra llapjane nga fillimi deri në fund të saj, derisa Muhamet Hyseni dhe Hamdi Namani realizuan golat.

Vlen të përmendet se te të dy golat e shënuar asistues ishte mbrojtësi i majtë Ilir Blakcori.

Tahir Batatina ka thënë se futbollistët e tij po ia shijojnë lojën e futbollit.

“Sot kemi luajtur ashtu siç kemi stërvitur. Këta djem po ma shijojnë futbollin evropian, po ma shijojnë lojën të cilën e kam kërkuar. Djemtë janë më meritorët për këto rezultat”.

“Si skuadër kemi krijuar mentalitet fituesi. Skema e lojës tonë asnjëherë nuk është e njëjtë. Po bëhet një rotacion të cilën po e mbaj për vete dhe nuk po e zbuloj këtu. Është sistem bashkëkohor”.

“Lirinë e kemi respektuar maksimalisht, por mendoj se duke dhënë maksimumin arritëm me shumë meritë fitore. Kur ke një lojtar si Muhamet Hyseni në skuadër, është lehtë të realizohen golat. E përgëzoj Muhamet Hysenin i cili nga çdo situatë mund të shënoj gol”.

“Mund të them që dominuam tërë kohën, skuadra krijoi shumë dhe me meritë fituam lojën. Përgëzoj lojtarët, kryesinë për kushtet dhe tifozët ‘Legjendat’ që i kemi afër në çdo ndeshje”, deklaroi trajneri llapjan.

Next Post

Arsenali fiton dhe provizorisht i pari, “topçinjtë” luten për fitoren e Junajtid ndaj Liverpulit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.