Sunday, 1. February 2026
Sport

Arsenali fiton dhe provizorisht i pari, “topçinjtë” luten për fitoren e Junajtid ndaj Liverpulit

GS 17/12/2023 1 Min. Lesezeit

Arsenali me fitoren 2-0 në shtëpi ndaj Brajtonit është ngjitur provizorisht në vendin e parë me 39 pikë, një më shumë se Liverpuli. Kështu që sytë dhe veshët e të besuarve të trajnerit Arteta janë nga stadiumi “Anfield”, ku përballen Liverpuli dhe Mançester Junajtid.

arsenal

Padyshim që për Arsenalin rezultati më i leverdisshëm i këtij takimi do të ishte triumfi i Junajtid”, pasi londinezët do të kryesonin të vetëm Premier Ligën pas javës së 17-të. Golat e Arsenalit ndaj Brajtonit u shënuan nga dyshja sulmuese Gabriel Zhezus- Kaj Havertc. Uest Hem ka marrë një fitore të pastër në shtëpi, ku kanë mundur Ulves në shifrat 3-0.

Brenfordi i portierit të Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, është mundur në shtëpi nga Aston Vila në shifrat 2-1. Edhe në këtë takim portieri Strakosha ka qëndruar në stolin e skuadrës londineze.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: