Sunday, 1. February 2026
Sport

Presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës viziton Kosovën

GS 17/12/2023 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Spyros Capralos do të vizitojë për herë të parë Kosovën.

I pari i lëvizjes olimpike në Evropë shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm, Raffaelo Pagnozi.

Lajmi konfirmohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, shkruan lajmi.net.

Capralos nesër (e hënë) do të ketë takim me kryeministrin Kurti dhe ministrin Çeku, para se të mbajnë konferencë për media në KOK (15:30). /Lajmi.net/

Teilen: