Sunday, 1. February 2026
Sport

Mourinho me dhimbje koke, Bologna ngritet në vend të katërt 

GS 17/12/2023 1 Min. Lesezeit

Roma kokulur nga Bologna.

Trajneri Jose Mourinho me dhimbje koke, pasi që ekipi i tij Roma, ka pësuar humbje me rezultat 2:0 në konak të Bologna-s. 

Bologna ngadhënjeu me golat e futbollistëve Moro (37′) e Kristensen (49′).

Roma bie në pozitën e shtatë me 25 pikë e Bolgna ngritet në të 4-tin me 28 pikë të mbledhura pas 16 jave në Serie A.

Interi kryeson me 38 pikë, pasojnë Juventusi 37, Milani 32 pikë etj.

Teilen: