Saturday, 31. January 2026
Sport

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Stuttgarttit

GS 17/12/2023 1 Min. Lesezeit

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Stuttgarttit, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 15-të në Bundesliga.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Harry Kane, në minutën e 2’. Nuk vonoi shumë dhe u realizua edhe goli i dytë me anë të Min-jae Kim, në minutën e 25’, por goli u anulua nga VAR-i.

VAR-i intervenoi edhe njëherë në minutën e 47’, kur e anuloi golin e Thomas Muller.

Në pjesën e dytë, Kane realizoi edhe njëherë për t’ia dhënë epërsinë e dyfishtë bavarezëve.

Ndërkohë golin e tretë e shënoi jug-koreani Min-jae Kim, të cilit këtë herë ia pranoi golin VAR-i.

Munich pas fitores mbetet në vendin e dytë me 35 pikë, katër pikë larg Bayer Leverkusenit që është në pozitën e parë.

Teilen: