Edon Zhegrova zhvilloi një ndeshje spektakolare ndaj yjeve të PSG-së, teksa rezultoi lojtari me notën më të lartë nga “Flashscore”. Anësori i Lilës zotëron aftësi mjaft të mëdha teknike, duke qenë një rrezik konstant për këdo lojtar, teksa klasin e tij e nxori në pah edhe mbrëmjen e sotme.
Zhegrova dribloi me mjaft lehtësi Kang In Lee-në. 24-vjeçari turpëroi mesfushorin e PSG-së, të cilit i kaloi lehtësisht topin mes këmbëve gjatë lojës, ndërkohë që ky moment është duke bërë xhiron e rrjetit.
Edhe pse në fushë ishin yje të klasit botëror si Mbape, Dembele, Hakimi, Asensio, Kolo Muani, diferencën arriti ta bënte… Edon Zhegrova.
Stop that Edon Zhegrova! ⚡️🇽🇰#LOSCPSG
pic.twitter.com/M49OTMA0xr— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) December 17, 2023
PANORAMASPORT.AL