“Dhimbje koke” për Ançelotin, një tjetër yll i Realit dëmtohet dhe mbyll para kohe sezonin
Tersi me dëmtimet nuk po i ndahet Realit të Madridit. Lojtari i radhës që është detyruar të ngrejë flamurin e bardhë është David Alaba.

Mbrojtësi austriak ka pësuar një dëmtim në gju, në dukje i rëndë, në ndeshjen kundër Vijarrealit, duke lënë fushën gati mes lotësh.
Siç raportohet, ai ka këputur ligamentin e gjurit, gjë që do e lëri atë jashtë deri në fund të sezonit, duke iu bashkuar kështu Kurtuas dhe Militaos.
Me shumë mundësi Alaba ka humbur dhe Europianin e Gjermanisë që do të zhvillohet në verë.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: