• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Fitore me lojë të bukur”, Pioli i gëzohet ekipit: Dëmtimet për faj të kalendarit

18/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fitores 3-0 ndaj Monzës, Stefano Pioli gëzon tri pikët dhe performancën e Milanit.

pioli

“Duhet të punojmë shumë për veten. Duhet të ngremë nivelin dhe të japim vazhdimësi. Ishte një ndeshje veçanërisht impenjative, si për kundërshtarët ashtu edhe për problemet tona. Ne vinim nga një ndeshje në të cilën kishim shpenzuar shumë dhe djemtë e interpretuan mirë. Ne duhet të bëjmë gjithmonë më të mirën në çdo garë”, për të shtuar më pas: “Jemi shumë të lumtur për Simiçin. Është një punë që vjen nga larg dhe meritat i shkojnë klubit”.

Pastaj disa batuta për zgjedhjen e mbrojtjes me tre lojtarë. “Ideja ishte të mbrohej Kjaeri, i cili u rikthye nga një dëmtim dhe nuk ishte në gjendje të mirë. Nuk janë formacionet që bëjnë diferencën, por interpretuesit. Pas largimit të Pobegës, preferova ta afroja Florencin me Simiçin për ta ndihmuar në debutimin e tij në Serinë A”.

Sa i përket objektivit sezonal të Milanit në kampionat, trajneri i kuqezinjve vijon të fluturojë ulët. “Duhet të shikojmë veten. Synimi minimal është të arrijmë mes katër të parave, të fitojmë dhe të marrim pikë. Lojtarët e mi kanë të drejtë të besojnë në cilësitë e tyre dhe unë besoj tek ata. Por mendoj se objektivi ynë i ardhshëm është vetëm Salernitana dhe rikuperimi i ndonjë të dëmtuari pasi vijohet të luhet shumë.”

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Legjionarët/ Ramadani gjen golin e parë në Seria A, Seferi dhe Shpendi shënojnë sërish. Laçi vendimtar me asist

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.