• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madridi sytë te Scalvini pas lëndimit të rëndë të Alabas

18/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lëndimi i rëndë në gju i David Alabas e ka shtyrë Real Madridin të kërkojë përforcime në janar.

Ata thuhet se ia kanë vënë sytë talentit të Atalantës, Giorgio Scalvinit. Alaba pësoi një dëmtim të ligamentit kryqëzor në minutën e 35-të të fitores 4-1 të Los Blancos ndaj Villarrealit të dielën në mbrëmje, një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushës për pjesën tjetër të sezonit.

Kjo ka reduktuar më tej opsionet e Carlo Ancelottit në mbrojtje, me Eder Militao gjithashtu jashtë me një dwmtim të ligamentit të kryqëzuar.

Mungesa e opsioneve mund ta shtyjë presidentin e klubit Florentino Perez të investojë në afatin kalimtar të janarit për të sjellë një përforcim.

Siç raportohet nga AS, opsioni i parë i Real Madridit për të forcuar vijën e pasme në janar është Scalvini, i cili ka vazhduar të impresionojë në Atalanta që kur u fut në skuadër dy vjet më parë.

Qendërmbrojtësi 20-vjeçar, kontrata e të cilit në Bergamo skadon në qershor të vitit 2028, ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e klubeve të tjera të mëdha në Evropë si Manchester City dhe Bayern Munich.

Opsionet e tjera të Real Madrid përfshijnë Antonio Silva e Benficas, i cili ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro dhe Goncalo Inacio të Sporting Lisbonës, i cili do të kushtonte rreth 60-70 milionë euro.

Next Post

Hidhet edhe shorti i Europa League – Milan e Roma mësojnë kundërshtarët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.