Saturday, 31. January 2026
Sport

Myler flet për duelin Lacio-Bajern: Jam entuziast për shortin, do të jetë bukur të përballemi në “Olimpiko”

GS 18/12/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Bajern Mynihut, Tomas Myler është tashmë gati për raundin e 16-të të Ligës së Kampioneve ku do të përballet me Lacion. Në faqen zyrtare të klubit bavarez, gjermani është shprehur se do të jetë një sfidë e bukur.

GFDG

“Jam entuziast për shortin. Është një qytet emocionues. Lacio si klub është gjithmonë interesant. Kur arrini në raundin e 16-të, keni bërë një punë të mirë. Olimpico është një stadium i vjetër dhe i famshëm, do të jetë bukur të përballesh atje”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: