• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shorti “hidhëron” drejtuesit e Lazio: Do të luftojmë deri në fund, por “Bavarezët” janë ekspertë në Champions League

18/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesditën e kësaj të hëne, në Nyon të Zvicrës u hodh shorti përcaktues i raundit të 1/16-ve, të UEFA Champions League, ku fati i buzëqeshi jo pak, “Bavarezëve” të Bayern Munich, të cilët “peshkuan” një ekip, tejet të lehtë në letër, krahasuar me skuadrën e tyre, italianët e Lazio, mirëpo nëse gjermanët ishin me fat, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për “shqiponjat” e Romës.

Në lidhje, me shortin e hedhur, ditën e sotme, një koment të shkurtër e bëri edhe Drejtori i përgjithshëm i sektorit të të rinjve, njëkohësisht edhe djali i Presidentit Claudio Lotito, Enrico Lotito i cili i konsideroi kampionët në fuqi të Bundesliga-s, si një nga skuadrat më të këqija, që mund të kishin si kundërshtarë.

“Bayern Munich është një nga skuadrat më të këqija që mund të na binte. Gjermanët janë një kundërshtar shumë i vështirë. Ata janë ekspertë të Champions. Gjithsesi, ne jemi këtu me meritë dhe do të luftojmë deri në fund për të thënë tonën. Shpresojmë të vijojmë të paraqitemi mirë”,- u shpreh italiani.

Ndërkaq, kujtojmë se skuadra e teknikut Maurizio Sarri do të ndeshet me “Bavarezët” e Bayern Munich fillimisht mbrëmjen e 13 shkurit, në “Stadio Olimpico” të Romës e më pas do të udhëtojë drejt Bavarisë, aty ku do ndeshet me kampionët në fuqi të Bundesliga, mbrëmjen e 5 marsit, në “Allianz Arena”. /i.m /abcnews.al

Next Post

Zyrtarizohet kalendari i Champions, luhet edhe për Shën Valentin! Mësoni datat e të gjitha ndeshjeve të turit me eliminim direkt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.